Google ADS

La Lakers nënshkruan me DeAndre Jordan

23:48 | 9 Shtator 2021
KRG

Los Angeles  ka nënshkruar me yllin DeAndre Jordan.

Jordan në sezonin e kaluar  ishte pjesë e Brooklyn Nets, ndërsa këtë sezon i është bashkuar Los Angeles si lojtar i lirë.

La Lakers ka bërë transferime të shumë yjeve kohëve të fundit më shpresë që të rikthejnë titullin e kampionit në sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që Los Angeles ka super yje në skuadër si LeBron James, Anthony Davis, Carmelo Anthony.

Lajmin për transferimin e DeAndre Jordan e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në Twitter.

“Zyrtare: Ky është DJ jonë”- shkruhet në postim. /arbresh.info/

Postimi i plotë:

Të ngjashme