Google ADS

Ozil nuk është i lumtur te Fenerbahçe

23:31 | 9 Shtator 2021
KRG

Mesut Ozil duket se nuk po kalon periudhë të mirë në Turqi.

Ozil u transferua te Fenerbahçe në janar të këtij viti si futbollistë i lirë.

Futbollisti fillimisht ndërpreu kontratën me Arsenalin e më pas nënshkroi marrëveshje tre-vjeçare me gjigantin turk.

Megjithatë sipas ‘Diario AS’, mesfushori nuk është i lumtur në Turqi dhe po konsideron largimin.

32-vjeçari, nuk ka arritur të gjejë vetën te ekipi turk dhe është i hapur të largohet në merkaton e ardhshme.

Interesim për Ozilin thuhet se kanë shprehur disa ekipe nga Katari dhe Amerika.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme