Google ADS

Arrestohet 31 vjeçari, i dyshuar për dhjetëra raste të vjedhjeve

22:29 | 9 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person i dyshuar për 15 raste të vjedhjes.

31 vjeçari me inicialet J.H, është arrestuar në Fushë Kosovë, njofton Policia.

“Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për rreth 15 raste).
Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative në një lokacion në Fushë Kosovë, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:
-J.H . mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme