Pas lajmërimit publik nga kreu i PD-së, Lulzim Basha se ish-kryeministri Sali Berisha është i larguar nga grupi parlamentar deri në sqarimin e çështjes, është mbledhur grupi i demokrat.
Në nisje të fjalës së tij, Basha është shprehur se ky vendim i marrë nuk është dakordësuar me ish-kryeministrit Sali Berisha.
‘Vendimi i marrë nuk është dakordësuar me Berishën’, ka thënë Basha.
Nderkohe në mbledhjen e grupit, deputeti i Vlorës Bujar Leskaj është shprehur kundër Bashës: Vendimi që more për përjashtimin e Berishës është i gabuar.
Edhe Flamur Noka ka dalë kundër këtij vendimi të Bashës.
‘Me këtë vendim po mohojme historinë tonë të PD-së’, ka thënë Noka.
Edhe Tritan Shehu ka dalë kundër vendimit të përjashtimit të Berishës.
Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD. ‘Vrave PD-në’, është shprehur Shehu.
Kundër këtij vendimi ka dalë edhe deputeti i zgjedhur i Elbasanit, Luçiano Boçi.
Albana Vokshi iu është bashkuar zërave kundër përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. /syri.net/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...