Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore, në kuadër të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Robin Brooks, dhe drejtorin e zyrës për Evropën jugore dhe qendrore, në kuadër të Departamentit të Shtetit, Martin Mcdoëell.
Në këto takime u diskutua lidhur me raportet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbi bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore si dhe mbi proceset e tjera me interes për vendin dhe rajonin.
“Ahmeti falënderoi zyrtarët e Shteteve të Bashkuara për ndihmën dhe bashkëpunimin e përhershëm, duke vënë theksin në donacionet e fundit që ka pranuar Republika e Kosovës në shërbim të luftimit të pandemisë COVID-19 dhe në shërbim të ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Në kuadër të zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale rëndësi gjithnjë e më e madhe do t’i kushtohet bashkëpunimit ekonomik. Në këtë drejtim prioritet i Qeverisë së Republikës të Kosovës mbetet krijimi i kushteve sa më të mira për bizneset dhe rritjen e eksportit të mallrave nga prodhuesit vendor.
Përgjatë diskutimit zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, shprehën mirënjohje dhe falënderim për reagimin e shpejtë dhe qasjen proaktive të institucioneve të Republikës së Kosovës për strehimin dhe lehtësimin e procesit të evakuimit të shtetasve afgan.
Në këto takime u vlerësuan lartë raportet mes të dyja vendeve dhe palët u zotuan që të angazhohen për fuqizimin e mëtutjeshëm të tyre./arbresh.info/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...