Përhapja e frikshme e koronavirusit dhe variantit Delta në vendin tonë, ka bërë që Bashkimi Europian të marrë masa.
Si rezultat, këtë të enjte, Këshilli Europian ka vendosur që të heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta për covid-19.
Kështu të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë në vendet e BE-së, por edhe qytetarët e huaj që duan të futen në Shqipëri do të përballen me disa kufizime të tjera, krahas atyre aktuale.
BE ka vendosur që të heqë Uruguajin nga lista e vendeve jo të sigurta, ndërsa ka shtuar Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Brunein në Azi, Japoninë dhe Serbinë.
Siç thuhet në rekomandimin e Këshillit Europian, kjo listë do të rishikohet çdo dy javë dhe sipas ecurisë së infektimeve në çdo vend, do të përditësohet.
Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 9 shtatori 2021 shtetet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta si: Australia, Bosnja dhe Hercegovina, Kanadaja, Jordania, Zelanda e Re, Katari, Republika e Moldavisë, Arabia Saudite, Singapori, Korea e Jugut, Ukraina, Uruguai, Kina./TCH/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...