Laporta po ashtu ka folur për të ardhmen e Dembelesë dhe për planet e transferëve në të ardhmen.
Joan Laporta ka përkrahur trajnerin e Barcelonës Robert Koeman, pavarësisht raporteve që holandezi duhet të plotësojë disa kritere në mënyrë që të fitojë kontratë të re me klubin nga Camp Nou.
Presidenti i Barcelonës raportohet se dëshiron që Koeman të fitojë trofe kryesor me katalunasit, që do të vinë në bazë të lojtarëve të rinj të klubit, kryesisht Riqui Puig dhe të luan futboll sulmues, sigurisht me formacionin e preferuar 4-3-3 të klubit katalunas.
“Gjithkush e ka një mënyrë se si sillemi me njëri-tjetrin, unë merrem me të tjerët në mënyrë direkte dhe të qartë”, tha Laporta gjatë prezantimit të De Jongut.
“Ai ka tërë mbështetjen time. Respektin tim. Nëse kam shkuar shumë larg, është për shkak se unë dëshiroj të flas për futboll. Unë jam tifozë futbolli dhe mund të jap komente në disa aspekte”.
“Këtu, Ronald e di që ka mbështetjen time dhe nëse unë kam shkuar shumë larg do ta kontrolloj vetveten pa e braktisur idenë se si duhet të luajë Barcelona”.
“Por, ai e njeh klubin dhe ai është i kënaqur dhe i motivuar. Ronald shikon se çdo gjë po shkon mirë e më mirë. Jam i lumtur me Ronald Koeman dhe jam i sigurt që gjithçka po shkon shumë mirë”.
Laporta e ka bërë të qartë që marrëdhëniet e tij me Ousmane Dembelen, numrin e ri 7 të Barcelona pasi që ai e ndërrojë atë me numrin 11, janë shumë të mira dhe që klubi dëshiron që ai të rri edhe më shumë se sa është kontrata e tij, e cila skadon verën e ardhshme.
“Kemi marrëdhënie shumë të mira. Ai ndihet i pëlqyer në klub, ne dëshirojmë që ai të rrijë”, theksoi Laporta.
“Ne do të shikojmë interesin e të dyja palëve, ai ndryshoi edhe numrin e fanellës. Ai me tregoi mua që dëshiron të kthehet sa më shpejt dhe të luajë për fanellën e Barcelonës. Ne do të bëjmë që ai të luajë, të
luajë sa më shpesh dhe ajo çfarë ka ndodhur me të me lëndime mos të ndodh më. Klubi ka një plan për këtë”.
Sa i përket të ardhmes dhe transferëve në Barcelonë, sidomos pas largimit të dy yjeve të saj këtë verë, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann, Laporta është optimist se do të këtë prurje të reja pasi që të lirohet nga pagat e mëdha klubi.
“Jam i kënaqur me atë çfarë kemi bërë. Kemi punuar shkëlqyeshëm nëse kemi parasysh situatën. Dëshiroj që ta falënderoj stafin të cilët siguruan që Barcelona ta këtë një skuadër garuese, të cilët punuan në largimet…ne jemi në kuotën e 80 për qindëshit, nëse e krahasojmë me 110 për qindëshin dhe do të zbresim në 70 për qind. Në afatin e radhës do të veprojmë normalisht”, tha ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...