Google ADS

SBASHK-u të gatshëm që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por thotë se vendimin e merr Qeveria

17:11 | 9 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, viti i ri shkollor ishte shtyrë për datën 13 shtator, por deri tani ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse procesi mësimor do të nis ditën e hënë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Telegrafin se janë dakorduar me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por që vendimin do ta marrë Qeveria e Kosovës.

“Të gjitha palët, pra Ministria e Arsimit, Drejtoritë Arsimore dhe ne SBASHK -unë takimin e përbashkët jemi deklaruar se jemi të gatshëm për të filluar viti ri shkollor, por se çfarë do të ndodh vendos, me siguri Qeveri”, deklaroi ai.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit nuk kanë dhënë përgjigje nëse mësimi do të nis më 13 shtator.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të ketë numër të madh të personave të infektuar me coronavirus, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 703 raste, dhe 19 raste të vdekjes.

Në fuqi janë ende masat kufizuese ku pas orës 22:00 në gjithë territorin e Kosovës vlen ora policore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme