Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë edhe një herë thirrje për mos aplikimin e dozave të treta të vaksinave kundër koronavirusit deri për të paktën një vit.
Agjencia e OKB vuri edhe një herë në dukje se miliona qytetarë në të gjithë botën nuk kanë marrë ende as dozën e parë.
Drejtuesi i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve: Nuk do të rri në heshtje ndërsa kompanitë dhe shtetet që kontrollojnë furnizimin global me vaksina mendojnë se bota e varfër duhet të kënaqet me ato që mbeten pas.”
Duke folur nga selia e OBSH-së në Gjeneve, Tedros u bëri thirrje vendeve të pasura dhe prodhuesve të vaksinave që të prioritizojnë vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë dhe popullatave të rrezikuara në vendet e varfra, në vend të dozave përforcuese.
“Nuk duam të shohim përhapje të përdorimit të dozave përforcuese për njerëz të shëndetshëm që janë të vaksinuar me dy doza.” /abcnews.al
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...