Ndalohen dy të dyshuar, tentuan ta kalojnë kufirin me teste të falsifikuara

15:18 | 9 Shtator 2021
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se janë ndaluar dy të dyshuar për tentativë të kalimit të kufirit me teste të falsifikuara, transmeton arbresh.info

“Të  dyshuarit  E.F., (viti i lindjes 2003)  dhe A.A (viti i lindjes 2003)  kane prezantuar tek autoritetet policore dy dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, të lëshuara nga  QKMF ne Gjakovë.  Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Gjakovë, nga ku është  konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të  evidentuar si dokumente të  lëshuara në QKMF -Gjakovë.”, shkruhet në komunikatë.

Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë’. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme