Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikqi për arbresh.info është deklaruar lidhur me vrasjen e dy zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai tha se janë duke u zhvilluar hetime intensive për tu kuptuar shkaqet e këtij rasti ku mbetën të vdekur dy persona dhe një i plagosur.
“Janë duke u zhvilluar hetime intensive për tu kuptuar rrethanat dhe shkaqet që kanë ndodh ky incident tragjik, ku kanë humbur jetën dy persona dhe një person është plagosur”, ka thënë Nikçi.
Ai po ashtu ka treguar se pas tretmanit mjekësor personi i plagosur me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe se janë sekuestruar dy armë zjarri.
“Personi i tretë që ka qenë i plagosur, pasi që ka marrë tretmanin mjekësor me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe njëkohësisht janë sekuestruar dy armë zjarri”, ka deklaruar Nikçi.
Ai për arbresh.info ka bërë të ditur se janë kërkuar të gjitha vide-incizimet nga kamerat e sigurisë në vendin përkatës, në mënyrë që të bëhet hetimi dhe të zbulohet motivet e këtij rasti.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin, duke u arsyetuar se janë të kufizuar në dhënien e informatave për arsye konfidenciale.
“Gjithashtu është kërkuar qe të sigurohen të gjitha video-incizimet nga kamerat e sigurisë në vendin përkatës, në mënyrë që të behët hetimi dhe të zbulohen rrethanat dhe motivet. Detajet më të hollësishme për rrethanat dhe motivet nuk mund t’i tregojmë, hetimet janë duke vazhduar në disa pista, të cilat për momentin janë konfidenciale”, është shprehur Nikçi.
Ndryshe, mbrëmë rreth orës 20:30 kanë mbetur të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i po kësaj partie, Blerand Kadrijaj. Dyshohet se një mosmarrëveshje mes tyre ka dërguar deri te vrasja e njëri-tjetrit, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i Ademajt, i cili është arrestuar pas trajtimit mjekësor që ka marrë në spitalin e Pejës./arbresh.info/
Lexo edhe:
Raportohet për dy të vrarë në Pejë, njëri nga ta kandidati i PDK-së për kryetar – Arbresh.info
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...