Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të ngarkuarin e ri me punë të Republikës së Malit të Zi në Kosovë, ambasadorin Mirsad Biboviq, shkruan arbresh.info.
Kryeministri e uroi ambasadorin për pozitën e re, duke i ofruar bashkëpunimin e Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.
U bisedua për situatën me pandeminë në të dy vendet dhe përpjekjet që po bën Qeveria e Kosovës për të menaxhuar sa më mirë gjendjen e rënduar gjatë muajit gusht me variantin Delta.
Kryeministri foli për projekte të përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afronin qytetarët e të dy vendeve dhe do të ndihmonin ekonominë.
Ai ofroi bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Malit të Zi në iniciativat rajonale, duke e falënderuar Malin e Zi për përkrahjen dhe mbështetjen për integrimet euro atlantike dhe evropiane.
Kryeministri Kurti theksoi se Kosova dhe Mali i Zi ndajnë aspirata të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe janë partnerë në përpjekjet e përbashkëta për demokratizim dhe zhvillim të rajonit.
Ambasadori Biboviq e përgëzoi kryeministrin për programin qeveritar, duke i uruar suksese në arritjen e rezultateve për qytetarët.
Ai theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe angazhimin për thellimin e tyre, si dhe ofroi përkrahjen e Malit të Zi në forumet ndërkombëtare./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?