Përveç Paris Saint Germain, edhe Chelsea e Tottenham në garë për Kessie

13:11 | 9 Shtator 2021
Arbresh.info

Futbollisti i skuadrës italiane ‘AC Milan’, Franck Kessie, vazhdon të refuzojë rinovimin e kontratës.

Ai kërkon një pagë më të madhe sesa ajo që ofrojnë kuqezinjtë.

Përveç Paris Saint Germain, edhe Chelsea e Tottenham kanë hyrë në garë për të duke i ofruar shifra më të mëdha se ajo e Milanit.

Sipas mediave italiane, të dy klubet londineze kanë nisur negociatat me menaxherin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë dhe janë treguar të gatshëm të plotësojnë pretendimet e tij ekonomike për verën e ardhshme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme