Google ADS

Nagavci: Të tronditur me lajmet e trishta të ditës së djeshme

12:19 | 9 Shtator 2021
V. S.

Ministrja e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka shkruar rreth ty tragjeditë që dje ndodhen në Gjakovë e Tetovë.

Përmes një postimi në facebook, Nagavci ka shkruar se  është e tronditur me lajmet e trishta të ditës së djeshme.

Postimi i plotë:

Të tronditur me lajmet e trishta të ditës së djeshme.

Tragjedi ku zjarri mori jetë të pafajshme.

Mëngjesi tragjik në familjen Sadrija ku humbën jetën nga zjarri dy fëmijë, tronditi fshatin Ujz, Gjakovën e gjithë Kosovën.

E mbrëmja mbuloi në zi Tetovën. Djegia e spitalit në Tetovë që mori me dhjetëra jetë, na trishtoi e na mbushi dhimbje të gjithëve.

Bashkëndjejmë me familjet e të gjithë atyre që humbën jetën! Bëjmë thirrje që të ndriçohen të gjitha rrethanat që dërguan tek rastet tragjike. Lutemi për shërim të shpejtë e të lehtë të të lënduarve!

Viktimat pushofshin në paqe e qofshin të fundit të tragjedive të tilla!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme