Bartës i rolit kryesor Ajkunit, është aktori Mentor Zymberaj, i cili mishëron dhimbjet dhe sfidat nëpër të cilat kalon ky personazh. Në rolin e Oresit është Flormend Shabaj, në rolin e Borës është Aida Alidemi, hetuesi luhet nga Fidan Moni dhe gardianët portretizohen nga Agon Bala dhe Fisnik Sykaj
Shfaqja “Mendje Djallëzore” me tekst të Blerim Haxhiajt dhe regji të Elmaze Nurës, produksion i Teatrit “Istref Begolli”, do ta përfaqësojë Kosovën në Edicionin e XIX-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vendeve Ballkanike “Davila Studio Interfest 2015 , i cili po mbahet në Piteshti në Rumani, nga 20 deri 25 Nëntor.
“Mendje Djallëzore” do të shfaqet sonte në orën 17:00 në skenën e Teatrit Davila “Liviu Ciulei” për publikun dhe Jurinë e festivalit e cila është e përbërë nga kritikë të njohur në artet teatrale nga Rumania dhe vende të tjera.
Bartës i rolit kryesor Ajkunit, është aktori Mentor Zymberaj, i cili mishëron dhimbjet dhe sfidat nëpër të cilat kalon ky personazh. Në rolin e Oresit është Flormend Shabaj, në rolin e Borës është Aida Alidemi, hetuesi luhet nga Fidan Moni dhe gardianët portretizohen nga Agon Bala dhe Fisnik Sykaj.
Shfaqja vjen si proteste kundër degradimit të vendit , nëpërkëmbjes së vlerave dhe parimeve kur shoqëria hyn ne një krizë të thellë besimi. Frika e dyshimi, i pushtojnë të gjithë. Një grusht njerëzish të veshur me pushtet, nuk qeverisin më. Ata sundojnë. Individi i shkelur, e ngre kokën dhe denoncon krimin që po e errëson të ardhmen e vendit. Ajkuni është një burrë i ndershëm, nëpunës i zoti. Ai nuk e duron padrejtësinë, të keqen, mashtrimin. Një ditë vendos të flasë. Jeta e tij merr një kthesë të tmerrshme. Në Han, askush nuk guxon t’i kundërvihet Shefit. Shteti është në duart e tij, por kjo nuk do të zgjasë shumë. Ai tash nuk jeton më, megjithatë sistemi që ka ushqyer, me urrejtje e tradhti, nënshtrim dhe imoralitet, i ka rrënjët e thella. Në burgun e Hanit, Oresi, një trafikant i afërt më pushtetin, do t’ia prishë vetminë shtetarit të prangosur. Hetuesi do t’i ofrojë Ajkunit , një “marrëveshje” që të pranojë krimin që nuk e ka bërë. Për të pranuar krimin, si shantazh, futet në lojë edhe zhdukja e vajzës së tij, Lea. Gruaja e tij, Bora jeton mes ëndrrës së prishur për një jetë të lumtur dhe akuzave të rënda ndaj burrit të saj. I izoluar nga familja, i braktisur nga miqtë,i dëbuar nga puna, Ajkuni, vendos t’i shkojë deri në fund. Pas grilave të burgut, heroi i Hanit, shndërrohet në një antihero.
Muzika e shfaqjes, është kompozuar nga Memli Kelmendi, ndërsa dizajner i ndriçimit, është Asllan Hyseni. Kostumet janë realizuar nga Bardha Shala. Zëri i Leas, është realizuar nga Mrikë Zymberaj. Pjesëmarrja në Festivalin Ndërkombëtar të Rumanisë, është prezantimi i parë i shfaqjes “Mëndje Djallëzore” jashtë Kosovës dhe ishte vlerësuar lart nga kritika teatrore në Kosovë./KultPlus.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...