Kandiq: Pres që Merkel të vendosë lule në Batajnicë e shoqëruar nga Vuçiqi

11:53 | 9 Shtator 2021
V. S.

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq pret që kancelarja gjermane, Angela Merkel të vendosë lule në Batajnicë gjatë vizitës që do ta zhvillojë në Serbi më 13 shtator.

“Pres që kancelarja gjermane Angela Merkel të vendosë lule në Batajnicë, nën shoqërimin e presidentit të Serbisë dhe organizatave joqeveritare. Na duhet ky mësim si ajër i pastër” , ka shkruar Kandiq.

Ndryshhe në  lokacione në Batajnicë janë zhvarrosur më se 880 trupa të pajetë. Trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë në vitin 1999, që me kamiona nga Kosova ishin dërguar në bazën në Batajnicë, janë varrosur në varrezën masive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme