Caktohet seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë

10:34 | 9 Shtator 2021
L G

Dhomat e Specializuara kanë caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas njoftimit në faqen e Speciales seanca e radhës ndaj tyre do të mbahet të martën më 14 shtator në orën 14:30, shkruan arbresh.info.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve UÇK-së u bë më 26 tetor të vitit 2020. Ish-krerët e UÇK-së,  akuzohen për krime kundër njerëzimit./arbresh.info/

Të ngjashme