Google ADS

Bislimi për dialogun me Serbi: Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës

10:15 | 9 Shtator 2021
L G

Të martën dhe të mërkurën delegacionet nga Kosova dhe Serbia janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi në një postim në Twitter shkruan se familjet kanë nevojë të dinë fatin e familjarëve të tyre sa më parë.

“Familjet kanë nevojë të dinë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit. Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”, shkruan ai./arbresh.info/

 

Të ngjashme