Policia e Ferizajit, me anë të një komunikate ka bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale ‘grabitje’.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Njoftimi i plotë:
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot të arrestojë një person me inicialet V.D (M/K) i moshës 27 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Grabitje’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?