Google ADS

Shtatzënat po maltretohen në qendrat e vaksinimit, dy javë në pritje të termineve

08:03 | 9 Shtator 2021
S D

A.S nga Prishtina është në muajin e tetë të shtatzënësisë dhe pret fëmijën e parë.

Ajo tregon se është paraqitur në qendrën e vaksinimit për ta marr vaksinën anti-COVID-19 por nuk u lejua ta marr vaksinën pa termin, ku dhe termini ju caktua pas dy jave.

Por, sipas saj për një grua shtatzëne dy javë mund të jenë shumë vonë.

“Para disa ditësh shkova në qendrën  vaksinimit për ta marr vaksinën, dhe nuk mu lejua pasi që nuk kisha termin dhe kishte disa ditë që nuk munda ta bëja terminin online, kur shkova termini mu bë pas dy jave. Unë mendoj që për një grua shtatzëne dy javë pritje mund të jetë vonë, mendoj që ne duhet të bëhemi prioritet për vaksinim”, tregon ajo.

Gratë shtatzëne të bëhen prioritet

Se gratë shtatzëne duhet të bëhen prioritet e thotë edhe, Kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

Sipas tij, duhet një kampanjë shumë e madhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe profesionistëve për ketë çështje.

“Gratë shtatzëna gjithsesi duhet të kenë prioritet, Ministria e Shëndetësisë duhet të ju jap prioritet. Mos me u maltretuar në qendrat e vaksinimit dhe Ministria të jap një udhëzim se si të shkojnë këto me e marr vaksinën. Por unë mendoj që më shumë duhet të bëhen emisione dhe me i bind gratë shtatzëne se vaksina është shumë ma e mirë. Prandaj duhet një kampanjë shumë ma e madhe e Ministrisë së Shëndetësisë dhe profesionistëve”, thotë ai.

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim të garave shtatzëna

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara iu kanë bërë thirrje të gjitha grave shtatzëna që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Sipas një analize të CDC-së, të lëshuar më datën 11 gusht, sipas të dhënave të marra nga gratë shtatzëna që kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit, në javët e para të shtatzënisë së tyre, nuk është parë rritje e rrezikut për dështim në mesin e 2.500 grave që kanë marrë vaksinën Pfizer dhe Moderna kundër COVID-19 para se të ishin 20 javë shtatzënë.

“Dështimet zakonisht ndodhin në 11-16 për qind të shtatzënive dhe studimi gjeti se niveli i dështimit pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19 ishte rreth 13 për qind, përqindje e përafërt me nivelin e dështimeve që ndodhin te shtatzënat në popullatën e përgjithshme”, vlerësojnë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, institucioni kryesor i shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) në Kosovë rekomandon vaksinimin e shtatzënave, në rastet kur përfitimet e vaksinimit për shtatzënën tejkalojnë rreziqet e mundshme.

“Shtatzënave duhet t’u ofrohet informacion në lidhje me rreziqet e COVID-19 në shtatzëni, përfitimet e mundshme të vaksinimit dhe kufizimet aktuale të të dhënave të sigurisë së vaksinës për grupin e shtatzënave. Në botë janë vaksinuar shumë shtatzëna dhe rezultatet e deritashme nuk kanë treguar për efekt të dëmshëm të vaksinës”, thotë IKSHP në një postim të bërë në web faqen e saj./A.Zeka/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme