Google ADS

Sveçla konfirmon se është arrestuar një person për rastin në Pejë

22:49 | 8 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas rastit tragjik ku dy persona kanë mbetur të vrarë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se i plagosuri në këtë rast është arrestuar.

“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar”, tha Sveçla.

Ai shtoi se siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme