Zyra e kancelares gjermane jep detaje për vizitën që Angela Merkel do ta zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.
Fillimisht pritet të ndalojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Një ditë më pas, më 14 shtator do të jetë në Tiranë, ku do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Diskutimi do të përqendrohet në çështje bilaterale, ekonomike dhe për integrimin në Bashkimin Evropian. Më pas parashikohet një drekë pune me të gjithë kryeministrat e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Temë kryesore do të jetë bashkëpunimi rajonal. Sipas njoftimit të zyrës së kancelares Merkel, pas drekës së punës në Tiranë do të mbahet dhe një konferencë për shtyp.
Përpara se të kthehet në Gjermani, kancelarja do të mbajë takime dypalëshe me kryeministrat e Kosovës, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut./A2
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...