Ministria e Shëndetësisë thotë se 24 orët e fundit janë kryer 6732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1079 qytetarë.
Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 384 raste në Tiranë, 96 në Shkodër, 58 në Durrës, 51 në Vlorë, 38 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Sarandë, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 24 në Kurbin, 23 në Kavajë, nga 22 raste në Vau i Dejës, Kukës, 21 në Lezhë, 18 në Kamëz, nga 16 raste në Kuçovë, Malësi e Madhe, 12 në Gjirokastër, 11 në Pogradec, 10 në Patos, nga 9 raste në Krujë, Dimal, nga 8 raste në Has, Shijak, Dibër, Gramsh, nga 7 raste në Mallakastër, Peqin, 6 në Dropull, nga 5 raste në Librazhd, Rrogozhinë, Tropojë, nga 4 raste në Mat, Memaliaj, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik, Belsh, nga 3 raste në Tepelenë, Delvinë, Himarë, Klos, nga 2 raste në Mirditë, Përmet, Korçë, nga 1 rast në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Këlcyrë, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Roskovec, Vorë, Fushë Arrëz, Pukë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 5 qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra.
Janë 12,399 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 804 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 138,391 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani