Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se doza e tretë e vaksinës do të jetë në dispozicion për qytetarët e Kosovës vitin e ardhshëm.
Ai ka thënë se ky është rekomandimi i profesionistëve shëndetësor, dhe se tash kanë filluar negocimin për sigurimin e vaksinës për dozën e tretë.
“Profesionistët nga IKSHPK-ja na kanë bërë me dije qartë në MSH se sipas gjitha gjasave do të kemi nevojë për dozën e tretë të vaksinave, marrë parasysh përvojën e vendeve tjera që përkundër vaksinimit me dy doza të qytetarëve ka pasur shpërthim të rasteve me variantin Delta. Kemi filluar negocimin për sigurimin e dozës së tretë dhe do të jetë në dizpocion të qytetarëve të Kosovës vitin e ardhshëm”, ka thënë Vitia, pas vizitës që së bashku me kryeministrin Kurti kanë bërë në IKSHPK.
Ndërkohë sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve, Vitia ka thënë se nuk është vendim që e merr ai.
“Nuk është një vendim që e marr unë. Është vendim që merret në bazë situatës në terren, e rekomandimeve nga IKSHPK-ja e nga ekspertët. Secili aktivitet që do të rrezikon shëndetin publik, do ta analizojmë për të parë si t’i qasemi. Kur merret vendimi do të njoftohen qytetarët, nuk do të jetë i fshehtë”, ka thënë Vitia.
Vitia, sa i përket furnizimit me ilaçin remdesivir që nevojitet për pacientët me Covid-19, ka thënë se janë në përfundim të procedurave dhe se ilaçi do të jetë në klinika më së largu deri fillim të javës së ardhshme.
“Procedurat për remdesivir siç kam thënë, janë para përfundimit. Shpresoj deri në fund të javës të sigurohen. Nëse jo në fund të javës, atëherë në fillim të javës tjetër remdesiviri do të jetë në klinika tona”, ka thënë Vitia.
Ai ka folur edhe për vendimin e MSH-së që punonjësit e administratës publike duhet të posedojnë kartelë vaksinimi, test PCR apo test serologjik për t’u paraqitur në vende të punës./arbresh.info/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?