Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media tha se nuk do të ketë lirim të masave edhe pas 13 shtatorit.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës pas paralajmërimit të ministrit Arben Vitia se këto masa do të vazhdojnë edhe pas datës 13 shtator reagon dhe e kundërshton këtë deklaratë.
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva bashkë me të gjithë përfaqësuesit dhe antarët e saj, kërkojnë që nga data 13 shtator të lirohen masat për hotelieri dhe gastronomi, në të kundërtën do të marrin vendime të cilat do të jenë në favor të bizneseve.
Duhet të theksojmë se përderisa bizneset e hotelierisë dhe gastronomisë si dhe gjitha sektoret e tjera nuk kanë përfituar as edhe një pako ndihmëse nga qeveria, kërkesat tona janë që të lirohen masat dhe këto sektore të jenë të hapura deri në orën 23:00.
Gjithashtu, OHTK që nga fillimi ka qenë kundër orës policore prandaj nuk është e arsyeshme që të vazhdohet akoma me të.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit me të gjithë antarët e saj nuk janë kundër monitorimit të bizneseve, përkundrazi kërkojmë që sa më shumë të ketë kontrollë nepër biznese, dhe në mënyrë rigoroze nga qytetarët të kërkohet dëshmia që janë vaksinuar ose testin me rezultat negativ.
“Prandaj, kërkojmë nga ministri z. Vitia që para se me u merr ky vendim për vazhdimin e masave të na ftojë në takim për t’u konsultuar dhe për të gjetur një bashkëpunim rreth kësaj situate në mënyrë që të kemi masa dhe t’i respektojmë por në anën tjetër përderisa nuk ka subvencionime të bizneseve ato duhet të punojnë dhe mos të pengohen!”, thuhet në njoftimin për media./arbresh.info/
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...