Del e para në Olimpiadën e diturisë shkolla fillore e mesme e ulët “Meto Bajraktari” nga Prishtina, e cila është organizuar nga Shkolla Amerikane në Kosovë.
Në vendin e dytë është shkolla fillore nga Gjilani “Themi Mitko” dhe vendi i tretë shkollës “Abaz Ajeti”, po ashtu nga qyteti i Gjilanit.
Për nxënësit më të mirë në tre grupet e para, janë ndarë 15 bursa për shkollimin e mesëm në Shkollën Amerikane në Kosovë, ndërsa pesë nxënësve të vendit të parë i është ndarë edhe nga një tabletë.
Në këtë edicion të katërt të Olimpiadës së Diturisë, i cili ka për qëllim inkurajimin e nxënësve për ta zhvilluar vetëbesimin dhe të fitojnë aftësitë për t’u përballur me sfidat e së ardhmes, morën pjesë 21 shkolla të vendit nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë, ku iu nënshtruan testit në lëndën e matematikës.
Fjolla Ruhani zyrtare për informim e Shkollës Amerikane, tha se Olimpiada e Diturisë ka për qëllim që të përfshihen shkollat publike në sistemin amerikan me mësim dhe garë në mënyrë interaktive.
“Në lëndën e matematikës detyrat zgjidhen pranë publikut, ndërsa në lëndën e anglishtes bëhet gara në formë debati. Shpërblimet janë të llojllojshme, ndërsa ne ofrojmë si diçka më speciale edhe bursa për studime në shkollën tonë të mesme. I ofrojmë 15 bursa për tre grupe që fitojnë”, tha Ruhani.
Liron Gjocaj, i cili së bashku me grupin e tij doli fitues i vendit të parë, tha “Kjo do të jetë një përvojë mjaftë e mirë për neve si shkollë dhe për neve nxënësve që kemi qenë. I falënderojmë shkollën “Amerikan School” që na ka mundësuar që ne me marrë pjesë dhe i falënderojmë edhe stafin e shkollës sonë, mësimdhënësit dhe drejtoreshën e cila na ka përkrah dhe na ka shty që ne me arritur këtë rezultat”.
Ndërsa, arsimtarja e matematikës në këtë shkollë, Hanushe Ahmeti, tha se këtë nxënësit e saj e arritën këtë sukses për shkak se janë përgatitur shumë.
“Nuk e kemi pasur shumë të vështir pasi që edhe nxënësit i kemi shumë të përgatitur qysh edhe më herët, punojmë me ta vazhdimisht, edhe te këta ka ekzistuar çdo herë një bashkëpunim, pra si ekip kanë punuar dhe kemi pasur besim që deri diku kemi për të arritur, vetëm për vendin e parë vërtet u gëzuam shumë”, tha Ahmeti.
Elsa Rrustemi, nxënëse e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani, që dolën në vendin e dytë, tha se testi ishte i vështirë,por me një punë shumë të madhe arritën ta zënë vendin e dytë.
“Për neve testi ka qenë i vështirë, mirëpo kemi bërë shumë punë dhe kemi arritur këtu ku jemi. Gara ka qenë shumë i drejtë, nuk ka pasur hile dhe kemi fituar… kjo na ndihmon shumë sepse fitojmë një lloj përvoje që të kemi më të lehtë nëpër situatat e tjera”, tha Rrustemi.
Nesër po ashtu, në këtë shkollë do të organizohet edhe pjesa e dytë e kësaj Olimpiade, ku nxënësit do të sfidohen në lëndën e Anglishtes./arbresh.info/
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS