Në konferencën përgatitore të mbajtur sot ku akuzohen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, prokurori i Zyrë së Specializuar ka prezantuar para trupit gjykues pjesë të aktakuzës.
Mbrojtja ka paraqitur kundërshtimet për veprat penale dhe format e përgjegjësisë, sa i përket vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake.
Në pyetjen e gjykatësit në lidhje me pikën ku pretendohet shpërndarje të informacionit, ai ka thënë se është një listë për përshkrim të sjellës së të akuzuarve për të cilët ngritët aktakuzë, raporton arbresh.info
“Kjo pyetje do të marrë përgjigje nga unë në lidhje me atë që thuhet në aktakuzë. ZPS pretendon se ajo që kanë bërë të akuzuarit është që kanë shpërndarë informacion konfidencial, kanë deklaruar se qëllimi i tyre për të shpërndarë këtë informacion është që të pengonin procedurën dhe kanë nxitur edhe publikun që e kanë pasë në zotërim apo kanë pasë qasje në informacion të shpërndajnë më tej dhe ta publikojnë këtë informacion, pastaj në përmbajtjen e paketës – pjesë të tyre janë shpërndarë. Pra sa i përket pengimit specifik ne kemi ngritur pretendimin në tri pjesë: dëshmitarët janë frikësuar nga ajo që kanë bërë të akuzuarit, aftësia e ZPS-së për të proceduar penalisht këto krime u rrezikua dhe burimet u devijuan”.
Ndërsa trupi gjykues ka kërkuar nga mbrojta paraqitjen e kundërshtimeve konkrete.
Jonathan Ellison Reis, avokati i Hysni Gucatit tha se do t’i citojë paragrafët një nga një për të shpalosur kundërshtimet e hasura ne vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake.
“Urdhri specifik që ka nxjerrë turpi gjykues në konferencën e javës që shkoi përmenden paragrafët 33 dhe 37 të aktakuzës dhe analizën juridike që e shprehet aty. Për të dhënë përgjigje mënyra më e mirë është që t’i marr një nga një paragrafët. Së pari ka të bëjë me shkeljen e fshehtësisë së procedurës. Mua më duket se paragrafët 33 dhe 34 të vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake janë një kundërshtim siç e kemi parë edhe me akuzat e ngritura në kuadër të nenit 39(2) të kodit penal. Paragrafët 35, 36 dhe 37 nuk i pranojmë. Gjykatësi i procedurës paraprake interpretonte nenin 392 (1), por pa përmendur se ku mbështetej dhe duket se aty jepte një interpretim të vetin, i cili sigurisht nuk është detyrues për trupin gjykues dhe ne do të parashtrojmë kur të vjen momenti se interpretimi që gjyqtari e ka bërë është i përgjithshëm dhe i pabazuar”, tha avokati Reis.
“Zbulimin e paautorizuar të identitetit apo të dhënave personale të personave të mbrojtur dhe rrethanat rënduese të veprave penale kur ka pasoja të rënda për personin e mbrojtur apo për procedurën penale kur këto procedura janë penguar apo pamundësuar. Në paragrafin 41 dhe 42 gjyqtari i procedurës paraprake mund të them se këto dy paragrafë janë të pakundërshtueshëm. Ne nuk pranojmë paragrafët 43, 44, 45, 46 sepse është një interpretim pa bazë i procedurës paraprake. Gjykatësi ka sugjeruar se kryesit kanë ditur ose duhet të kenë pasë arsye për të ditur, pra ai paraqet një alternativë se po zbulonte identitetin apo të dhënat personale personave të mbrojtur”, tha më tutje Reis.
Avokati i Nasim Haradinajt, Tobby Cadman ka kërkuar nga trupi gjykues që të shqyrtojë edhe njëherë këtë çështje.
“Gjykatësi i procedurës paraprake ka bërë një interpretim goxha të gjerë, do të donim ta ftonim trupin gjykues që ta shqyrtonte nga e para këtë çështje, ne do të ju japim parashtrimet me shkrim”, tha Cadman.
Po ashtu u bë e ditur se në paragrafin e 97 të dosjes paragjyqësore të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) thuhet se veprimet e të akuzuarve janë kryer me anë të kërcënimeve serioze ndaj ZPS-së dhe kërcënime indirekte ndaj dëshmitarëve dhe anëtarëve të stafit gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare.
“A mund të na shpjegoni se nëse pretendoni që ka anëtarë konkret tuaj, të stafit tuaj që janë kërcënuar konkretisht nga një apo dy të akuzuarit, nëse po, cilat nga ato veprime përbëjnë kërcënime të rënda ndaj stafit”, ka pyetur gjyqtari ZPS-në.
Lidhur me këtë çështje prokurori ka thënë se veprimet e Haradinajt dhe Gucatit në vitin e kaluar, kanë pasur efekt në Zyrën e Prokurorit të Specializuar duke penguar zyrtarët të kryejnë punën e tyre.
“Kërcënime të pretenduara drejtuar dëshmitarëve sipas kuptimit të dispozitës, fakti është që ka pasur efekt në zyrën tonë, nuk ka asnjë zyrtar në zyrën tonë që të jetë penguar ndryshe nga të tjerat, por pasoja e sjelljes së tyre ka penguar personat në kryerjen e punëve të tyre. Andaj edhe ne, nuk kemi akuzuar ndonjë person me emër, por kemi thënë që ka penguar personat në kryerjen e detyrës zyrtare. Mënyra si e ka penguar është se dëshmitarët janë frikësuar dhe mundësia jonë për të hetuar efektivisht krimet është penguar nga ky frikësim dhe burimet janë drejtuar për të trajtuar pasojat konkrete dhe të mundshme të dëshmitarëve, pra kjo është mënyra se si ne themi që janë penguar në bazë të pikave 1 dhe 2”, tha prokurori.
Më 24 shtator, gjykatësi Nikola Giju, në cilësinë e Gjykatësit të vetëm, urdhëroi që Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Nasim Haradinaj, zëvendëskryetari i asaj organizate të arrestohen për shkak të dyshimit të bazuar për orvatje të kryerjes së veprave penale të frikësimit të dëshmitarëve, hakmarrjes dhe shkeljes së fshetësisë së procedurës, dhe të transferohen ne objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.
Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...