Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka falënderuar deputetët e përbërjes së parë parlamentare për kontributin e tyre.
Pendarovski tha se vendi duhet të punojë që në mënyrë thelbësore t’i përshtatet legjislacioni evropian. Presidenti në Vilen Vodno ndau çmimin 8 Shtatori për kryetarin e pare te Kuvendit, Stojan Andov dhe përbërjen parlamentare nga viti 1990-1994.
“Është koha që 30 vite pas, të mbledhim forcat dhe duke reflektuar nga gjenerata e parë e deputetëve të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve. Të punojmë që t’i afrohemi legjislacion evropian, jo vetëm në mënyrë formale, por edhe në mënyrë thelbësore, duke respektuar parimin e sundimit të së drejtës si dhe të të drejtave dhe lirive të secilit njeri. Vetëm kështu ndërtohet shoqëria e drejtë dhe e lirë me qytetarë të barabartë, pa dallim etnie, feje apo çfarëdo dallimi tjetër”, tha mes tjerash presidenti Pendarovski.
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi