Google ADS

Avokati i Gucatit: Ka shkelje të fshehtësisë në urdhrin e gjykatësit

12:36 | 8 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Në konferencën përgatitore që po mbahet sot mbajtur sot ku akuzohen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, trupi gjykues ka kërkuar nga mbrojta paraqitjen e kundërshtimeve konkrete.

Jonathan Ellison Reis, avokati i Hysni Gucatit tha se do t’i citojë paragrafët një nga një për të shpalosur kundërshtimet e hasura ne vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, raporton arbresh.info

“Urdhri specifik që ka nxjerrë turpi gjykues në konferencën e javës që shkoi përmenden paragrafët 33 dhe 37 të aktakuzës dhe analizën juridike që e shprehet aty. Për të dhënë përgjigje mënyra më e mirë është që t’i marr një nga një paragrafët. Së pari ka të bëjë me shkeljen e fshehtësisë së procedurës. Mua më duket se paragrafët 33 dhe 34 të vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake janë një kundërshtim siç e kemi parë edhe me akuzat e ngritura në kuadër të nenit 39(2) të kodit penal. Paragrafët 35, 36 dhe 37 nuk i pranojmë. Gjykatësi i procedurës paraprake interpretonte nenin 392 (1), por pa përmendur se ku mbështetej dhe duket se aty jepte një interpretim të vetin, i cili sigurisht nuk është detyrues për trupin gjykues dhe ne do të parashtrojmë kur të vjen momenti se interpretimi që gjyqtari e ka bërë është i përgjithshëm dhe i pabazuar”, tha avokati Reis.

“Zbulimin e paautorizuar të identitetit apo të dhënave personale të personave të mbrojtur dhe rrethanat rënduese të veprave penale kur ka pasoja të rënda për personin e mbrojtur apo për procedurën penale kur këto procedura janë penguar apo pamundësuar. Në paragrafin 41 dhe 42 gjyqtari i procedurës paraprake mund të them se këto dy paragrafë janë të pakundërshtueshëm. Ne nuk pranojmë paragrafët 43, 44, 45, 46 sepse është një interpretim pa bazë i procedurës paraprake. Gjykatësi ka sugjeruar se kryesit kanë ditur ose duhet të kenë pasë arsye për të ditur, pra ai paraqet një alternativë se po zbulonte identitetin apo të dhënat personale personave të mbrojtur”, tha më tutje Reis./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme