‘Levitating’ e Dua Lipas vazhdon të kryesojë në “Top 10”

11:39 | 8 Shtator 2021
Arbresh.info

Këngëtarja me fame botërore, Dua Lipa po shijon sukseset e njëpasnjëshme.

Ajo mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop.

Dua ripostoi në Instastory një fotografi ku tregoi se në “Billboard Hot 100” u radhit në “Top 10” e listës për 35 javë rresht.

Përveç kësaj, ajo së fundmi theu rekordin që e vuri vetë disa javë më parë, Dua është artistja e vetme në dekadën e fundit që ka kaq shumë javë në ‘Top 10’ në Billboard.

“Mirënjohëse që e bëra këtë këngë me disa nga njerëzit e mi të preferuar në planetin tokë, por kjo këngë nuk do të ishte asgjë pa ju!”, shkroi Dua drejtuar fansave të saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme