Në konferencën përgatitore të mbajtur sot ku akuzohen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, prokurori i Zyrë së Specializuar ka prezantuar para trupit gjykues pjesë të aktakuzës.
Në pyetjen e gjykatësit në lidhje me pikën ku pretendohet shpërndarje të informacionit, ai ka thënë se është një listë për përshkrim të sjellës së të akuzuarve për të cilët ngritet aktakuzë, raporton arbresh.info
“Kjo pyetje do të marrë përgjigje nga unë në lidhje me atë që thuhet në aktakuzë. ZPS pretendon se ajo që kanë bërë të akuzuarit është që kanë shpërndarë informacion konfidencial, kanë deklaruar se qëllimi i tyre për të shpërndarë këtë informacion është që të pengonin procedurën dhe kanë nxitur edhe publikun që e kanë pasë në zotërim apo kanë pasë qasje në informacion të shpërndajnë më tej dhe ta publikojnë këtë informacion, pastaj në përmbajtjen e paketës – pjesë të tyre janë shpërndarë. Pra sa i përket pengimit specifik ne kemi ngritur pretendimin në tri pjesë: dëshmitarët janë frikësuar nga ajo që kanë bërë të akuzuarit, aftësia e ZPS-së për të proceduar penalisht këto krime u rrezikua dhe burimet u devijuan”./arbresh.info/
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...