Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

10:41 | 8 Shtator 2021
Arbresh.info

Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy raste të dhunës në familje janë në rajonin e Prishtinës, një në Prizren dhe një në Gjakovë.

Rastet e dhunës në familje në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur në komunën e Graqanicës.

Ditën e hënë rreth orës 14:00 një femër ka raportuar se ishte kanosur nga ish bashkëshorti i saj.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me  vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur ditën e martë rreth orës 09:00, ku një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti  vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, rasti i dhunës në familje në Prizren, ku një femër ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshorti i saj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Si dhe rasti në Gjakovë ka ndodhur rreth orës 10:00, ku është arrestuar një person pasi se ka sulmuar familjarët e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka kanosur familjarët e tij.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është nën hetime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme