Gjykata e Athinës ka vendosur që fëmija i mitur i 31-vjeçares, Anisa Shehu, shqiptares së vrarë prej bashkëshortit të saj Florand Shehu, rreth një muaj më parë, t’i jepet në kujdestari prindërve të saj.
Vendimi i gjykatës u dha paraditen e kësaj të marte. Gjykata në vendimin e saj vlerëson se kujdestaria i jepet gjyshërve nga nëna të 12 vjeçarit, pasi i babai dhe njëkohësisht edhe autor i vrasjes, konsiderohet si i rrezikshëm dhe me mungesë të plotë të aftësisë kujdesëse për të miturin.
Në ndihmë të familjes kujdestare do të angazhohet edhe shërbimi social i bashkisë Dhafni, si dhe psikologë, të cilët do të asistojnë të miturin në edukim dhe shkollim.
Vrasja e Anisa Shehut tronditi Greqinë një muaj më parë. Bashkëshorti pasi e vrau me thikën e kuzhinës, telefonoi policinë duke i thënë se kishte ekzekutuar me thikë bashkëshorten e tij për shkaqe xhelozie./lapsi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...