Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se qeveria është fajtore për rritjen enorme të rasteve me Covid-19.
Ai tha se zyrtarët qeveritarë u thanë njerëzve se e kishin mposhtur virusin, derisa të njëjtit kritikonin ish-Qeverinë Hoti në kohën kur kishte rritje të rasteve.
“500 punëtorë shëndetësorë u pushuan nga puna. Masat u ulën. Njerëzit i ulën duart poshtë pasi u tha se nuk kishte më virus. Ministri dhe kryeministri u thanë njerëzve se nuk kishte më virus. Nuk kishte më deklarime mediale që tu thonin njerëzve se kujdesi dhe analizimi i ngjarjeve po vazhdonte. kishte pauzë. Dhe kjo pauzë po na kushton”, tha ai.
“U krijua disbalancë e tmerrshme menaxheriale në monitorimin e situatës me Covid-19. Nuk eshte e vertete që thonë se qytetarët i kishin fajet”, përfundoi Zemaj./t7/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...