Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar përvjetorin e 7 shtatorit të vitit 1990 ku delegatët e Kuvendit të Kaçanikut themeluan Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se kujtojnë me krenari e respekt të gjithë ata që morën pjesë në hartimin e kësaj Kushtetute e cila vuri themelet e shtetësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
“Duke u nisur nga përcaktimi se vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror, vullnet të cilin ai e ka shprehur në mënyrë plebishitare për vetëpërcaktimin e subjektivitetit të tij politik-juridik;
Duke garantuar të drejta të plota të njeriut dhe të qytetarit për të gjithë qytetarët, Kombi Shqiptar i Republikës së Kosovës në pajtim të plotë me parimet e demokracisë dhe të barazisë dhe në bazë të së drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje dhe duke u bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut 1990, Kuvendi i Kosovës nxjerr Kushtetutën”.
Mbi këto parime fisnike të përmendura në preambulë, akademikët më të shquar të fushës së ligjit e të së drejtës, hartuan Kushtetutën e Kaçanikut.
Në kushte pushtimi e okupimi, më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanik miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut me krenari e respekt kujtojmë dijetarët-përfaqësues dhe deputetët-aktivistë, të cilët me vizionin dhe guximin e pashembullt vunë themelet e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Si ndryshon trupi nëse konsumoni xhenxhefil për 30 ditë
Nga formacioni deri tek interesimi i Juventusit/ Ardian Isma...
Abdixhiku prezanton kandidatët për deputetë nga Fushë Kosovë
Droni i radhës në BBVK vjen për Gresën
Hoxha: Provuam gjithçka, sa herë futem në ndeshje do të jap ...
Banorët në lot dhe të shokuar pas largimit të Dianës nga BBV...