Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij po ndjek me kujdes zhvillimet në Afganistan pasi talebanët shpallën një qeveri të përkohshme.
Në një konferencë të përbashkët pas takimit me homologun e tij nga Republika Demokratike e Kongos, Felix Tshisekedi, duke folur mbi operacionet e ardhshme në aeroportin e kryeqytetit Kabul, presidenti Erdoğan tha se Turqia ka ndërmarrë një qasje pozitive që nga fillimi, por shtoi se zhvillimet e tilla akoma nuk janë konkrete.
Turqia prej kohësh është përmendur si ndoshta drejtuese e aeroportit të Kabulit, por ajo ka vendosur kushte të caktuara, të tilla si ndarja e detyrimeve financiare dhe të sigurisë.
Më herët, talebanët shpallën një “qeveri të përkohshme në Afganistan që do të udhëhiqet nga mulla Mohammad Hasan Akhund.
Shpallja e qeverisë së përkohshme vjen një ditë pasi talebanët thanë se kanë marrë kontrollin e plotë të vendit, pas marrjes nën kontroll të pjesës më të madhe të territorit të vendit muajin e kaluar./AA/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...