Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Festës për Vjeljen e Rrushit në Komunën e Rahovecit.
Me këtë rast, Ministri Peci ka vizituar plantacionet me vreshta në këtë komunë dhe ka përgëzuar vreshtarët për punën e tyre frytdhënëse dhe angazhimin e tyre në zhvillimin dhe avancimin e veprimtarive të tyre në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë. Ai gjithashtu ka vizituar edhe bodrumet e njohura vendore, si dhe prodhuesit e verës me të cilët ka bashkëbiseduar për nevojat e sektorit të verëtarisë dhe vreshtarisë.
Mbështetje të vazhdueshme ai ju ka premtuar vreshtarëve, të cilët theksoi se do të kenë përkrahjen e tij përmes politikave të duhura dhe programeve të avancuara dhe më këtë rast i ka ftuar ata që nga e mërkura të aplikojnë për mbështetje në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2021.
“Nesër do të hapim thirrjen për aplikim për fermerët për të gjitha kategoritë dhe kulturat bujqësore në kuadër të Programit të Pagesave Direkte me një buxhet prej 21 milionë euro, ndërsa në total mbështetja e dhënë nga Ministria e Bujqësisë gjatë këtij viti do të arrijë vlerën e 50 milionë euro, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen për vreshtarët”, ka thënë Ministri Peci.
Ndryshe, MBPZhR-ja, sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë e përkrahë çdo vit përmes Programit të Pagesave Direkte dhe Programit të Zhvillimit Rural./arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...