Të mërkurën hidhet shorti për renditjen e partive në zgjedhjet lokale

19:21 | 7 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të mërkurën do të bëhet tërheqja për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Aktiviteti mbahet nga ora 10:00.

“Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë, 8 shtator, ora 10:00), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021.

Vendi: Ndërtesa e Qeverisë (ish-Rilindjes), kati 0 (përdhesë)”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme