Google ADS

Talibanët shpallin Qeverinë e re të Afganistanit

17:20 | 7 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Talibanët njoftuan se kanë krijuar Qeverinë e Afganistanit, e cila do të udhëhiqet nga njëri prej themeluesve të tyre.

Zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid, tha se në krye të Qeverisë do të jetë Mullah Mohammad Hassan Akhund, ndërsa zëvendës i tij Mullah Abdul Ghani Baradar.

Mawlawi Haibatullah Akhundzada, ndërkaq, do të jetë udhëheqës suprem.

Talibanët kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit më 15 gusht./Rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme