Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj në konferencë për media, ka folur për ndeshjen e nesërme kundër Spanjës.
Florenti ka thënë se pret një ndeshje shumë të vështirë, por pret që të zhvillohet një ndeshje e mirë.
“E dimë çfarë ndeshje është, është ndër më të mirët në botë në vite. Kanë fituar dy apo tre titujt në 10 vitet e fundit. Jemi duke e pritur dhe besoj që do bëjmë më të mirën”.
“Jemi bashkuar si skuadër, kemi pas fazë të vështirë në vitin e kaluar. Kemi përparuar si skuadër, jemi mbledhur bashkë dhe besoj që edhe nga jashtë po shihet. Në dy lojë fituam katër pikë dhe kjo na jep vetëbesim. Do jetë e jashtëzakonshme, amo shpresojë që të përgatitemi dhe të bëjmë një lojë të mirë”.
Ai ka theksuar se nuk i intereson pozita kur luan, ngase për kombëtaren e Kosovës vjen me gjithë qejf.
“Unë vijë këtu me gjithë qejf, ku do që luajë do luajë, nuk ka problem ku më vendos trajneri, nuk mendoj kur luajë jashtë pozitës time dhe besoj që kjo në fund u shpërblye dhe shihet me gola”.
Kujtojmë që ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ora 20:45. /arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...