Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se Spanja do të jetë një kundërshtar i vështirë për Kosovën.
Ai në konferencën për medie të martën para sfidës me spanjollët ka thënë se ata kanë një ekip të vështirë për të luajtur kundër tyre për çdo skuadër.
Presioni në fushë dhe posedimi i topit, kanë qenë dy elementet që Challandes ka veçuar tek Spanja.
Megjithatë ai ka thënë se Kosova është përgatitur për këtë ndeshje.
Kujtojmë që Kosova nesër do të përballet kundër Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45./arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë