Ylli i Mancheshter Unitedit, Cristiano Ronaldo ka dërguar mesazh për PSG-në dhe Lionel Messit duke thënë se favoriti nuk nënkupton asgjë në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo u rikthye te Man United, skuadër tek e cila fitoi titullin e Ligës së Kampionëve për herë të parë në vitin 2008.
Me rikthimin e portugezit dhe blerjet e Raphael Varane dhe Jadon Sancho, United ëndërron për LK pasi nuk arritën herën e fundit as të kalojnë fazën grupore.
Ronaldo ka bërë të ditur se nuk ka asnjë favorit për garën me prestigjioze në botë.
“Është shumë herët të thuhet se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve”.
“PSG është në pozitë, por është diçka tjetër të flasësh dhe diçka tjetër kur luan. Ka shumë faktorë që ndikojnë jashtë fushës”.
“Luajta për Real Madridin për pesë vite, në skuadër me Galaktikë dhe asnjëherë nuk fitova Ligën e Kampionëve”.
“Fitorja nuk është automatike, edhe nëse ke lojtarët më të mirë në skuadër, kjo gjithashtu vlen për PSG”, deklaroi ai për DAZN.
Ndërkohë, Manchester Unitedi është në grup me Young Boys, Atalantan dhe Villarrealin.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...