Google ADS

MSH: 44.6% e popullsisë mbi 18 vjeç janë imunizuar më një dozë vaksine

15:22 | 7 Shtator 2021
V. S.

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë se deri më 4 Shtator, 44.6% e popullsisë mbi 18 vjec dhe 54% e atyre mbi 40 vjec, janë të imunizuar të paktën me një dozë të vaksinës anti-covid.

Sipas të dhënave të fundit, shkallë më të lartë me një dozë të vaksinës ka nëqytetet Negotinë 63,4%, Kavadar 62,3% dhe Ohër 61,4%.

Qytetet që janë të goditur nga vala më e re e koronavirusit, shënojnë rritje të shkallës së imunizimit. Në Tetovë, Kumanovë e Kërcovë përqindja është 30 deri 40%. Përqindje më të ulët të popullatës të vaksinuar të paktën me një dozë, ka në qytetet Gostivar 30,5% dhe Dibër 31,7%.

Autoritetet e shëndetësisë u bëjnë thirrje të rinjve që të kycen në procesin e vaksinimit. Sipas tyre, Virusi nuk i përjashton të rinjtë, ndërsa këtë e dëshmojnë shifrat e analizave të fundit, që thonë se është në rritje numri i personave të rinj që janë infektuar me COVID-19.

Në vendin tonë janë aplikuar 1.332.658 doza të vaksinave kurse janë rivaksinuar 579.358 qytetarë.

Ndryshe, një javë pas fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike, në disa qytete të RMV-së, janë të izoluar paralele të tëra për shkak të nxënësve të infektuar. Mësimi i tyre tashmë zhvillohet nga distanca. Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se 0.02% e nxënësve dhe mësimdhënësve janë raste aktive me koronavirus. /klanmacedonia/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme