Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Qëndrim Sahiti, Agron Kabashi edhe Zgjim Hyseni janë liruar në procedurë të rregullt pasi u arrestuan këtë të martë në aksionin që zhvilluan për të penguar fjalimin e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 10:00 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash, të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Veprimet që kanë karakterizuar këtë aktivitet kanë determinuar reagimin policor dhe për rrjedhojë pesë nga këta persona janë shoqëruar në stacionin policor. Hetuesit policorë të udhëhequr nga prokurori i shtetit kanë kryer veprimet preliminare hetimore me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të plotë të rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen. Së këndejmi me vendim të prokurorit të shtetit ndaj dy të dyshuarve është iniciuar hetim për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” përderisa ndaj të gjithëve është iniciuar “Procedurë Kundërvajtëse”./arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...