Google ADS

Kapet një tjetër sasi kokaine në portin e Durrësit

14:40 | 7 Shtator 2021
V. S.

Një tjetër sasi kokaine është kapur në portin e Durrësit. Policia shqiptare ka njoftuar se droga u gjet pas një kontrolli të imtësishëm në një nga kontenierët e ngarkuar me banane të ardhur nga Ekuadori.

Menaxheri i firmës është arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i firmës.

“Në vijim të operacionit “Rada”, ditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.

Në nisje të operacionit nga taskforca permanente që vepron në hyrje dhe në dalje të Portit të Durrësit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G. (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës shtetasi E. D. / A2 CNN/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme