Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ironizuar me gjykatësit e Kosovës.
Miftaraj ka treguar një rast ku në Gjykatën Themelore të Gjilanit, dega në Viti, është lëshuar një urdhëresë për sjelle me detyrim ne seancë, pasi që i akuzuari nuk ka marr pjesë në mënyrë të rregullt, transmeton arbresh.info
Personi në fjalë ngarkohet se vodhi një shishe raki , në vlerë prej 21 euro në një Qendër Tregtare.
“Gjykatesit ne Kosove, rralle, shume rralle, teper rralle leshojne urdherese per sjellje me detyrim te rastet e korrupsionit te nivelit te larte ose ne rastet kur politikane jane te akuzuar”, ka shkruar ndër te tjera Miftaraj.
Postimi i tij i plotë:
Viti- I akuzuari, H.A., ka munguar pa arsye në seancën e paraparë për të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan dega në Viti, andaj ndaj tij do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.
Ai ngarkohet se vodhi një shihe raki, në vlerë prej 21 euro në Qendren Tregtare ETC, në Viti. Gjykatësja Blerina Jakupi Ramadani, për të akuzuarin ka thënë se ekzistojnë provat se është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.
Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seance, gjykatësja Jakupi Ramadani të njëjtën e ka shtyrë për 30 shtator të këtij viti.Për sigurimin e të pandehurit gjykatësja Ramadani ka thënë se do të lëshohet urdhërresë për sjellje me detyrim.
www.betimiperdrejtesi
P.S. Gjykatesit ne Kosove, rralle, shume rralle, teper rralle leshojne urdherese per sjellje me detyrim te rastet e korrupsionit te nivelit te larte ose ne rastet kur politikane jane te akuzuar
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...