Siç njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik nga periudha 30.08 deri më 05.09 ka pasur 38.587 materiale të testimit që është për 5.6% më pak se java e kaluar.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruare 4.623 raste të reja në 34qytete dhe për 27.3% ka më pak raste se javën e kaluar, ndërsa përqindja e rezultimit pozitiv lëviz nga 7.8% deri në 15.1 ose mesatarisht 11.7%.
Prej rasteve të reja më të prekur janë të moshuarit mbi 60 vjet ose 1.379, ndërsa më pak është te fëmijët nga 0-9 vjet ose 85 raste. Sa i përket gjinisë, 2.209 janë burra dhe 2.413 janë gra.
Gjatë javës së kaluar janë shëruar 3.724 persona që është një rritje prej 17% në krahasim me javën e kaluar, ndërsa vdekje ka pasur gjithsej 194 në 22 qytete ku më së shumti ka në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...