Fundjavën e kaluar në Festivalin e Filmit në Venecia, kitaristi legjendar i grupit Led Zeppelin Jimmy Page (77) u shfaq me të dashurën e tij Scarlett Sabet (32).
Çifti u shfaq në premierën e filmit “Becoming Led Zeppelin”, transmeton portal arbresh.info
Ata kanë ecur nëpër tapetin e kuq dorë për dore, duke pozuar para fotografëve.
32-vjeçarja, shkrimtare, në një intervistë për “Tatler”, ka theksuar se në fillim të marrëdhënies me Jimmy Page, asaj i është dashur që të tejkaloi “ndjenjën e turpit”.
Nga ana tjetër, ajo thotë se tani ata janë në një marrëdhënie shumë të mirë.
“Është qesharake, sepse marrëdhënia jonë ndryshon vetëm në letër. Por kur ai qëndron para meje, nuk është diçka që ndiej. Nuk është diçka që na shqetëson. Mendoj se disa njerëz mendojnë se kam bërë një zgjedhje të pazakontë. Në fillim ndjehesha keq, por tani jam shumë rehat”, tha ajo.
“Ne jemi në një marrëdhënie të mahnitshme. Mendoj se shumë njerëz e dinë që Jimmy është një njeri i jashtëzakonshmë”, shtoi ajo.
Çifti jeton në shtëpinë luksoze të Jimmy në perëndim të Londrës, vlera e së cilës vlerësohet në 135 milionë paund.
Jimmy dhe Scartlet janë në lidhje që nga viti 2014./arbresh.info/
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...