I vodhi 40 krerë bagëti, arrestohet çobani

11:47 | 7 Shtator 2021
V. S.

Policia e Korçës ka arrestuar një 44-vjeçar pasi u kap me 40 krerë dele, të cilat i kishte vjedhur në Greqi.

Shtetasi I. B. u arrestua në vendin e quajtur “Përroi i Selenicës”, në Kolonjë, duke transportuar 40 krerë bagëti, të cilat i ka kontrabanduar në Shqipëri nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda dhe “Kontrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme