Trendafilova pyetet pse u largua gjyqtari që la të hapur mundësinë e lirimit me kusht të Thaçit

11:40 | 7 Shtator 2021
arbresh.info

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka folur për Kai Ambos, gjyqtari i Dhomave të Specializuara, i cili hapi mundësinë e lirimit me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ambos ishtë eliminuar nga paneli i Apelit. Ai kishte vlerësuar se ofrimi i garancionit nga një shtet i tretë do të ishte vendimtar për lirimin me kusht të Thaçit.

“Unë nuk e caktoj një gjyqtar në bazë të gatishmërisë së palëve. Presidenti e ka përgjegjësinë për ta caktuar nga lista apo radha se si e kanë. Gjyqtarët emërohen në një listë, por nuk caktohen. Varësisht nga nevojat. E njejta gjë ka të bëjë edhe me panelin e Apeleve”, është shprehur Trendafilova.

Ajo ka sqaruar se nuk ekziton një panel i përhershëm për këtë çështje.

“Gjyqtari Ambos ka marrë pjesë në disa apelime dhe në momentin kur paneli i Apelve vendos dhe del me një aktvendim, përsëri gjyqtarët shkojmë në listën e pritjes. Ky nuk është një panel i përhershëm”, deklaroi ajo.

Sipas saj është e pamundur ta përballojnë gjithë këtë vëllim pune brenda një kohe të caktuar./arbresh.info/

Të ngjashme